Komisioni Evropian përuroi edhe zyrtarisht zyrën në Prishtinë
Pëlqej
Albeu.com
Komisioni Evropian ka përuruar edhe zyrtarisht zyrën e vet në Prishtinë, e cila funksionon që nga shtatori i vitit të kaluar. Shefi i kësaj zyre Xhorxho Mamberto tha se ajo tani është kompletuar me stafin e saj dhe do të jetë plotësisht funksionale, thuhet në një njoftim të kësaj zyre.
Kjo zyrë do të jetë prani e drejtpëdrejtë e Komisionit Evropian në Prishtinë dhe do të ndihmojë për afrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian nëpërmjet strukturës së saj për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të procesit të asociim stabiilizimit.
Komisioni Evropian deri më tani ka ndihmuar Kosovën në një shumë rreth 1 miliard euro. QIK
Shtuar më 19/04/2005, ora 14:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori