Komisioni Evropian ka rekomanduar rihapjen e kufijve të jashtëm të BE-së në 1 korrik për vendet e treta si ato të Ballkanit.
Komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva
Johansson ka deklaruar në një konferencë për shtyp se duhet një
qasje të qartë dhe fleksibël drejt
heqjes së
kufizimeve së udhëtimit.
“Pas
heqjes së të gjitha kontrolleve të brendshme kufitare brenda Bashkimi Europian, ne po propozojmë një
qasje të qartë dhe fleksibël drejt
heqjes së
kufizimeve të udhëtimit në BE duke filluar nga 1 korriku.
“Udhëtimi ndërkombëtar është thelbësor për turizmin dhe biznesin, dhe për familjen dhe miqtë. Ka ardhur koha të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e
kufizimeve me vendet, gjendja shëndetësore e të cilave është e ngjashme me BE-në dhe për rifillimin e operacioneve të vizave” deklaroi
Johansson.
Shtuar më 11/06/2020,
ora 13:39