Me gjasë, Celine Dion nuk do ta dëgjojmë më të këndojë

Pak ditë më parë motra e artistes Celine Dion dha një përditësim në lidhje me shëndetin e këngëtares, duke treguar se sindroma nga e cila vuan, më sakëtësisht “Sindroma e njeriut të ngurtë”, e ka përkeqësur gjendjen e saj, teksa Celine nuk del më as nga banesa e saj dhe thuajse cdo ditë ka takime me specialistë për të gjetur një kurë, por deri më tani pa sukses!

Ndërkohë sipas “Radar Online”, shëndeti i saj është përkeqësuar deri në pikën ku Dion me gjasë nuk do mund të këndojë më para publikut, ndërsa sipas burimeve të afërta me artisten. 55-vjecarja është dobësuar aq shumë, fizikisht dhe jo vetëm, sa “urren” të dalë nga shtëpia dhe planet për të vazhduar turin botëror që e anulloi për shkak të gjendjes shëndetësore, mund t’i harrojmë.

Sëmundja e rralë autoimune nga e cila Celine vuan, një neuropati e rrallë që prek sistemin veror, deri më tani nuk ka një kurë ekzakte, megjithëse ka disa lloje terapish ose mjekimesh që përdoren, të cilat me siguri Dion i merr, megjithatë asgjë nuk ka qenë mjaftueshëm deri më tani që të ketë përmirësim të artistes.

Ajo e bëri me dije gjendjen e saj në fundin e vitit të shkuar dhe u përpoq ta luftonte sëmundjen, në mënyrë që të mos e anullonte turin e saj por pa sukses, teksa në maj vendosi që ta anullonte përkohësisht, me shpresën që do mund të rikthehej, por kjo nuk do të ndodhë!

Duke marrë parasysh si po shkon gjithcka me të, do të jemi me fat nëse e dëgjojmë sërish Celine të këndojë “live”, të paktën në të ardhmen e afërt, ndërsa sigurisht urojmë që ta kalojë këtë gjendje sa më shpejt.