Komisioneri i policisë së UNMIK-ut konfirmon se në një zonë të Kosovës janë vërejtu
Albeu.com
Pas KFOR-it edhe komisioneri i policisë së UNMIK-ut Kai Vitrup konfirmoi se në zonën perëndimore dhe juperëndimore të Kosovës janë vërejtur "grupe të armatosura kriminale". Por, sipas tij, bëhet fjalë për një grup të vogël njerëzish të cilët nuk kanë mbështetjen e popullsisë lokale.Vitrup këta njerëz i ka cilsuar si "kriminelë që veprojnë kryesisht në zonën perëndimore të Kosovës", që sipas tij, "për ta bërë situatën më dramatike, janë të veshur me uniforma të zeza". Komsioneri i policisë thotë se këto grupe të armatosura janë të organizuara, përndryshe nuk do të paraqiteshin në të njëjtën kohë dhe të gjithë të veshur në të zeza", tha Vitrup, duke mohuar që policia të ketë pasur kontakte me to, ndryshe "do t'i arrestonte", tha ai.
Komisioneri i policisë bëri thirrje që të mos zmadhohet problemi, meqë bëhet fjalë për një grup të vogël "kriminelësh" të cilët nuk përkrahin rrugën demokratike të sjelljeve në një shoqëri demokratike", tha Vitrup.
Përdryshe Vitrup situatën e sigurisë e vlerëson stabile ndonëse sipas tij, ka pasur aktivitete kriminale, por policia është përgjegjëse që të ruajtur situatën stabile tani në kohën e kur Kosova po ecën drejt bisedimeve për statusin, tha Vitrup.

NATO i quan banditë

Edhe një zyrtar i NATO-s të martën ka njoftuar për praninë e një grupi të armatosur, i cili ndalon dhe bastis automjetet gjatë natës në Kosovën perëndimore, por ka mohuar njoftimet për një armatë të re kryengritëse në Kosovë.
Ky zyrtar i NATO-s, i sistemuar me forcat paqeruajtëse në Kosovë, ka thënë se personat në fjalë nuk janë tjetër veçse banditë që vjedhin automjete në kalim.
"Ata janë kriminelë. Me sa dimë ne ata nuk janë të organizuar dhe ne nuk i njohim ata si një organizatë", ka thënë për agjencinë Rojters ky zyrtar i NATO-s me kusht anonimiteti. QIK
Shtuar më 19/10/2005, ora 18:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori