Komision, për hetimin e veprimtarisë së Kuvendit
Partia Socialiste do të dorëzojë nesër në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar veprimtarinë e parlamentit. Vendimi është marr sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ku kërksea është iniciuar nga deputetët Gazmen Bizhga dhe Erjon Braçe ndërsa është firmosur nga të gjithë deputetët socialistë.

Sipas deputetëve socialistë komisioni hetimor do të shqyrtojë të gjitha kritikat e bërë në opinionin e KE-së për veprimtarinë e Kuvendit, kritika për të cilat PS-ja ka bërë edhe një mocion për debat për rolin e parlamentarizmit në vendin tonë.

Në opinionin e KE-së i është bërë vërejtje kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për mënyrën e funskionimit të Parlamentit.
Shtuar më 09/03/2011, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori