Komentuesit “masakrojnë” Ramën për festën e 8 marsit: Firmato show vlla, tako gratë që lypin bukë

Ka patur reagime të shumta, pritja që kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda i kishin rezervuar grave dje me rastin e 8 marsit.

Në postimin e Ramës në Facebook, nuk kanë munguar shpotitë dhe akuzat drejtuar kryeministrit se po bën shfaqje me gra firmato, ndërkohë që nënat e motrat e thjeshta e hallexhije vdesin për bukë.

REPLIKAT

Qytetari: Kjo eshte feste e grave firmato shoë tv vlla.duhet te thirresh ne takim .njerez te thjeshte fshatare te papune hallexhije te jesh i sigurt qe do te ngriheshin piket levizje e gabuar per mua .

Rama: Petrit kjo nuk eshte dite per pike po per te nderuar grate e vajzat, shembujt e tyre te kurajos e te suksesit!

Qytetari: une do dilja ne rrugicat e Tiranes dhe te shikoja se sa nena me femije ne krah po lypin copa buke per femijet e tyre.

Rama: Ide shume e mire, te kishe dale e ta kishe bere Tahir, sepse une vete i kam pare dhe i kemi ndihmuar vijimesisht permes Bashkise se Tiranes!

Qytetari: ne teori nuk kam verejtje por ne praktike je ngeles!!!! kur i vure ligj popullit per leket e dritave afat 5.ditor, menjehere nise armaten policore dhe arrestove gra e femije!!! pse guvernatori vodhi miljarda nuk ta mbajti ta mbaje ne burg apo te jepte llogari ku iku djersa e shqiptarve. arsyen e din qeverisja 25.vjeqare. e cila nuk ka asnje afat per te dhene llogari ndaj te padrejtave qe na jane ber ne si popull. faleminderit per pergjigjen dhe respekte per komunikimin popullor. nuk je fajtore ti, kte e din dhe berisha por eshte i detiruar te bertasi.

Rama: Tahir kjo eshte dita e grave jo dita e mesuesit po megjithate meqe po ben mesuesin e me ngele ne klase ne praktike, po te sqaroj teorine. Nuk ka pasur ndonje arrestim grash e femijesh per leke dritash, madje s’ka pasur as arrestim burrash, sepse nuk arrestohet njeri pse nuk paguan (thjesht i priten dritat), po vetem kur e vjedh energjine elektrike! Dhe e dyta, nuk fut e nuk mban qeveria apo kryeministri ne burg as guvernatore as sabotatore, po i fut e i mban gjykata Tahir, gjykata! Prandaj duhet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu per gjykatesit qe mos fusin e nxjerrin nga burgu sipas xhepit./Albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori