Komentuesit i përvishen Ramës që me mëngjes: Keni qelbur Shqipërinë!

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke uruar shqiptarët për një ditë të mbarë duke postuar disa foto ku shfaqen të rinj që pastrojnë aksin Vlorë-Dhërmi.

Por menjëherë kanë vërshuar edhe komentet nga ana e qytetarëve të cilët shprehin kritikat e tyre ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

“Shqipëria asnjëherë nuk do të jetë e pastër për sa kohë që udhëhiqet nga politikanë që qelbin erë injorancë e korrupsioni”,-shprehet një prej komentuesve.

KOMENTET:

Komentuesi 1: Si ka mundesi kjo ndotje cfar bejne bashkite ,pune apo kafe muhabet si turqit e lashte me idene hajte se punet tona i ben ushtria.

Komentuesi 2: Shqiperia asnjhere nuk do te jet e paster per sa koh qe udhehiqet nga politikan qe qelbin ere injorance e korrupsioni.

Komentuesi 3: Po nuk u qelbë gjithë vendi nuk keni ndërmend ti fusni strukturat e shtetit në punë ju. Shiko pastro ndonjë kanalë tani që është beharë. Se vjen dimri dhe fshatrat e ish Komunës së Novselës në Vlorë i ke nën ujë zotrote.

Për çfarë i more ata skrepat apo për tu mburrur se punë nuk po shohim të bësh në lidhje me kanalizimet e zonave që përmbyten gjat dimrit. /albeu.com/



Shtuar më 15/07/2017, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori