Komentuesi vë në pikëpyetjen shtetin që kryeministri po ndërton, ja si i përgjigjet Rama

Ditën e sotme, pas një statusi që kryeministri Rama publikoi në ‘Facebook’ lidhur me sektorin e energjetikës nuk vonuan edhe replikat nga komentuesit.

I tillë ishte dhe komenti i një qytetari, i cili vinte në pikëpyetjen shtetin që kreu i qeverisë po ndërton, duke i kujtuar se vetëm 20 km nga Tirana ndodhet një fshat 6 vjet pa drita.

“Ca shteti do bosh ti mer jahu ke nji fshat 20 km larg tr ka 6 vjet pa drita shko shif njihere si jetojne dhe me kthe përgjigje”, – ka shkruajtur komentuesi.

Kryeministri Rama, i është përgjigjur menjëherë komentuesit: “Nuk e di për cilin fshat e ke fjalën ti Shpëtim se ka pasur shume të tillë para 3 vjetësh, po sidoqofte ma co emrin e fshatit qe ta ndjek! Respekte” /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori