Komentuesi irritohet me Ramën: O gomar! Rama: Gomari është kafshë e mirë pune…

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar Durrësin ku ka folur mbi "Rilindjen e Fshatit" dhe mbi flotën e re të mjeteve për ta çuar ujin në çdo parcelë me qëllim lehtësimin dhe zhvillimin bujqësisë.

Si çdo herë Rama këtë ngjarje e ka postuar edhe në Facebook ku shkruan:

“Në rrugën e Rilindjes së Fshatit - Flotë e re mjetesh për të çuar ujin në çdo parcelë dhe garantuar pastrimin e mirëmbajtjen e vazhdueshme të kanaleve ujitës e kullues në territoret e bashkive të reja të vendit.”

Komente të pafundme janë bërë në këtë postim dhe si rrallë herë kryeministri ka gjetur kohën të replikojë dhe të bashkëbisedojë me komentuesit e përhershëm.

Ajo që bie më shumë në sy, janë komenten negative, dyshuese e deri tek ofendueset ku kryetari i PS-së Rama ka preferuar të replikojë dhe të përpiqet të vetëmbrohet.

Komentuesi: Çfarë sektori thotë ky gomar.. ku ka bujqësi Durrësi.. por do kjo punë do pyet se kujt j aka ble atë flotë, me siguri Vangjushit.

Rama: Gomari është kafshë e mirë pune, ndërsa injoranti është një njeri i keq llafesh.

Komentuesja: Akoma ti mo, 2017, mburresh ne këto gjëra? Ka ecur para bota apo ben reklam kot. Shiko se mos te rrezohet Vangjushi dhe thyhen qafen

Rama: Mos i'a qaj hallin Vangjushit se bie gjithnje ne kembe ai.

Sa per boten qe ka ecur para e di edhe une, po qe te behemi si bota duhet te vleresojme punen dhe duhet ta kuptojme te gjithe qe gur mbi gur behet muri! Respekte

Komentuesi: Zoti Rama, je bërë si Sala spo len sherit pa pre, hap nje kanal prej nje sherit. Keshtu po na zhgenjeni!

Rama: David, nga viti 1993 ne vitin 2001, ne Shqiperi erdhen 56 eskavatore te perdorur dhe nga viti 2001 deri ne vitin 2013 nuk erdhi asnje e mijera kilometra kanale u bllokuan nga plehrat e nga dherat! Nese kjo flote prej 61 eskavatoresh ty te duket sherit per nje kanal, do te thote qe s'te ka dale gjumi akoma. Zgjohu, laj syte, bej edhe nje vrap te lehte per te freskuar koken dhe pastaj kthehu e shikoje videon e ketij takimi sot

Komentuesja: Shpejt u kujtuat per fshatin!! Genjeshtra genjeshtra! Ishalla zgjohet ky popull ndonjehere.

Rama: Rea, paske edhe emrin e bukur te vajzes tone, me vjen keq qe mendon se populli po fle dhe ti je zgjuar! Populli nuk fle kurre Rea dhe sa per fshatin, a jemi kujtuar a s'jemi kujtuar, e tregojne shume gjera po e tregojne edhe 2 mije kilometra kanale qe kemi pastruar dhe 40 mije hektare qe deri dje nuk ujiteshin prej cerek shekulli! Keshtu qe genjeshtra ka shume po duhet t'i kerkosh gjetke dhe urimet me te mira per suksese ne mesime

Komentuesi: Se marr vesh pse i thoni bravo apo e keni siguru 50 leke per zgjedhjet, ju ka vendos kembet ne fyt..

Rama: Igli, mos degjo ata qe te tregojne se populli shitet e blihet se pastaj nuk e kupton dot askend qe mendon ndryshe nga ti! Respekte

Komentuesi: Mir e ke se po afrohen votimet tani. Me aq premtime sa keni ne prag votimesh do ishte bere fshati me mir se qyteti.

Rama: Laurent, te japesh mendime nuk eshte njesoj si t'i japesh shqelma atij jastekut te karatese. Keshtu qe suksese me karatene po per mendimet te duhen lexime jo jastek.

Komentuesi: O Kryeminister i partise time. A e njeh realitetin i bujqesise apojo? Bujqesia eshte katandisur si kurre me keq. Boll me perralla se bujqit jane ngopur.

Rama: Xhavit e njoh mire realitetin e bujqesise dhe prandaj s'merrem me perralla po me pune te perditshme per t'i ndihmuar bujqit! Respekte dhe pune te mbare andej nga je e kur vish ne Shqiperi me lajmero te te them ku te shkosh per t'i pare ndryshimet.

Komentuesi: Ah ti je kokrra e mashtruesit pse pikerisht tani para zgjedhjeve, kto janë makina te rrenimit te ktyre deleve.

Rama: Baca Sokol, mos bre burre mos u korit faqe dynjase tuj fol marrina!/albeu.com/








Shtuar më 07/02/2017, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori