Komentuesi ironizon kapjen e grabitësve, Rama: Mendja në gjumë e gjuha në punë!

Ndërsa Policia e Shtetit arriti të kapë dhe të arrestojë në kohë rekond autorët e një ndër vjedhjeve më të bujshme të ndodhura ndonjëherë, nuk kanë munguar as zërat mos besues të këtij aksioni.

Një komentues që kishte këtë mendim ia ka shprehur kryeministrit Rama në një koment në faqen e tij në Facebook.

“Skenarin e paskeni bere fix si per shqipri …rralle here ndodh te vidhen aq para dhe te ” zbardhet ” kaq shpejt”- shkruan komentuesi.

Kryeministri nuk ia ka përtuar një përgjigje ku i thotë: “Ja dhe tjetri, skenari fix si ne Shqiperi thotë. Dhe pastaj qante hallin dikush c’do thote Shqupi, ja ku e ke, mendja ne gjume e gjuha ne pune”¬ shkruan Rama./albeu.com/



Shtuar më 15/02/2017, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori