Komentuesi i kujton realitetin kryeministrit: Nuk kam asnjë të ardhme në vendin tim
Një qytetar i ka komentuar në profilin e tij kryeministrit Rama.

Ai i kujton Ramës se Shqipëria është një vend i bekuar nga natyra, por që nuk u bë kurrë e zhvilluar për shkak të pushtetarëve.

Komentuesi i pohon Ramës se nuk sheh asnjë të ardhme në vend, ndërkohë që kryeministri nuk i ka kthyer përgjigje.

Komenti i Plotë

Unë jam një shqiptar i Shqipërisë dhe vetëm zëri im, është një zë qytetari apo fshatari, por shumë zëra, bëhet zëri i popullit.

Ju Kryeministër, flisni për modernizmin, flisni për infranstrukturë, flisni për zhvillim, për ekonomi etj.

Mbase dhe po punoni, mbase dhe po punoni edhe shumë fort..., por po bëhen 30 vjet demokraci në një territor 28.000 m2 dhe popullsi 3 milion banorë, pak a shumë sa një qytet europian.

Një Shqipëri që Zoti e ka falur plot mrekulli, si në dete, si në fusha, si në kodra e si në male dhe me pozicion gjeografik, zemra e Evropës dhe të mos keni qenë në gjendje ta lulëzoni këtë vend ta bënit super fuqi dhe jo vetëm super fuqi, por mrekulli.

Cilido shqiptar e di mirë këtë, pushtetarët akoma dhe më mirë se populli, por ju pse nuk e lejoni?!

Prandaj askush nuk beson më!

Enden nëpër botë mbi 15 milion shqiptarë, merreni more popullin e çojeni përpara, bëji ka njerëz të lulëzojnë, t'i tregojnë Evropës e Botës edhe njëherë që civilizimi, modernizmi, arti apo kultura që këta gëzojnë sot, e kanë nga raca jonë.

E kuptoni ju z.Kryeministër se gjithë shqipëtarët e kanë kuptuar.

Sot po flisni për këtë, nesër do bëni të mundura takimet online, pasnesër do caktoni asistenca sociale etj si këto dhe prap do thoni sikur çfarë bëjmë. Këto, Evropa dhe Bota i kanë bërë sot e 100 vjet.

Prandaj askush s'ju beson më!
Unë nuk flas për ju personalisht, por për të gjithë si ju.
BËJENI SHQIPERINË TË SHQIPËTARËVE nëse e lini akoma leckë të Evropës e të Botës, nëse akoma lejoni të luajnë me fatin e Shqipërisë, do e ktheni Shqipërinë, në vendin që do ketë më pak shqiptarë.

Po ja u them prap: Unë jam shqiptar i Shqipërisë, e dua vendin tim, por asnjë të ardhme s'e kam në vendin tim. Këtë s'po e them vetëm unë, e thonë mbi 15 milion shqiptarë nëpër botë.

Shtuar më 04/08/2020, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori