Koment: Të bashkuar më 28, të ndarë më 29
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Edhe këtë vit ashtu siç ka ndodhur edhe në dy dekadat e fundit në Shqipëri Pozita dhe Opozita kanë festuar të ndarë 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët nazi-fashist. Qeveria e djathtë e kryesuar nga Sali Berisha bënë dje homazhe në varrezat e dëshmorëve, ndërsa sot ishte kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Pavarësisht se dje të gjithë bashkë, pa dallim bindjeje, përkatësie fetare dhe krahinore festuan 100-Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duke dhënë shembullin e duhur se si mund të bashkohen shqiptarët në ditë të shenjuara, sot vijoi normaliteti: të ndarë ashtu siç dimë të bëjmë më mirë.

Kur u çlirua Shqipëria? Më 28 apo 29 Nëntor 1944? Historianë të ndryshëm japin versione të ndryshme, ndërkohë që një pjesë e veteranëve të luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare rrëfejnë se ushtari i fundit gjerman u largua nga kufiri shqiptar më 29 Nëntor. Nga ana tjetër e djathta shqiptare e feston ditën e Çlirimit më 28 Nëntor me arsyetimin se më 29 Nëntor Shqipëria hodhi themelet e diktaturës më të egër komuniste që njohu Europa.

Ndryshe nga të dy palët, historiani Bernd Fischer shprehet se gjermanët janë larguar nga Shqipëria as më 28 apo 29 Nëntor por më 4 dhjetor të vitit 1944.

"Është ende një pikë që diskutohet, por në dokumentet gjermane që kam parë ata janë larguar në datën 4 dhjetor, është e pamundur që kjo të vërtetohet në mënyrë definitive. Nuk mendoj se datat kanë shumë rëndësi, në Shtetet e Bashkuara edhe pse kemi përplasje historike për datën e Deklaratës së Pavarësisë e festojmë atë në 4 korrik, por mendoj se ajo merr thjesht një natyrë simboli", shprehet historiani i njohur i çështjeve të Ballkanit.

Pavarësisht historisë, "ëndrra" e shumëdashur për ti parë politkanët shqiptarë të bashkuar si dje më 28 Nëntor, u shua vetëm disa orë më pas, më 29 Nëntor. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2012, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori