KOMENT/ Si ia "vodhi" Tahiri-Veliajt spektaklin e 1 Qershorit
Nga Albeu.com
Sot ishte 1 Qershori dhe shumë institucione publike dhe private ishin të fokusuar në organizimin e festave për të gëzuar fëmijët. Ata ishin në qendër të vëmendjes sot dhe gëzuan në forma të ndryshme në të gjithë vendin. Nuk mbetën pas edhe i nstitucionet publike, ku spikatën mjaft festat e organizuara ndarazi nga Bashkia e Tiranë tek parku i shumë përfolur i liqenit dhe ajo tek Spitali Pediatrik, organizuar nga Ministria e Brendshme.

Pavarësisht se Veliaj kujdeset deri në detaje për imazhin e tij, mund të thuhet se ai e humbi sot luftën mediatike kundrejt Saimir Tahirit.

Erion Veliajt iu desh të përballej për tre muaj me Shoqërinë Civile, me akuzat e Presidentit të Republikës, me mos miratimin e mijëra qytetarëve të tjerë të Tiranës të atij projekti tek Parku i Liqenit duke marrë kështu një kosto jo të pakët politike, ndërkohë që një spektakël i organizuar me shumë më pak shpenzime se sa parku, por i bërë në vendin e duhur në momentin e duhur duket se i vodhi “shoë-n” Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i njohur për përdorim të fëmijëve në shërbim të imazhit të tij.

Saimir Tahiri ishte figura qendrore e spektaktlik të ofruar nga vartësit e tij në Spitalin Pediatrik ku janë të shtruar dhjetra fëmijë me sëmundje të ndryshme nga më të lehtat e deri tek sëmundjet tumorale. Punonjës të Ministrisë së Brendshme zbritën nga tarraca e spitalit duke imituar personazhe të dashur për fëmijët siç janë “Batman” apo “Superman” duke ngjallur kureshtjen e fëmijëve dhe gëzimin e prindërve të tyre që ndodhen ndoshta prej disa javësh në ato ambiente.

Nuk mund të thuhet nëse aktiviteti i sponsorizuar nga Tahiri ishte spontan apo me kast për të rivalizuar atë të Veliajt në Parkun e Liqenit, por vlen të theksohet se ai po e rivalizon mjaft mirë aktivitetin e Veliajt në Parkun e Liqenit si në rrjetet sociale ashtu edhe në mediat tradicionale dhe online. S
a i përket rrjeteve sociale, “Batmani” dhe “Supermani” i Tahirit në kokë të krevateve të fëijëvë të sëmurë është shpërndarë më shumë se sa bari sintetik i Veliajt tek liqenit.

Kjo është e kuptueshme deri diku pasi, sigurisht që lotët e gëzimit të fëmijëve që lëngojnë për javë apo muaj të tërë në shtretërit e spitalit prekin më shumë zemra se sa buzeqeshjet e mijëra fëmijëve të tjerë që shkojnë për të luajtur në një park me gëzim të kapur dorë për dore nga prindërit.

Kjo, sa i përket spektaklit pasi është çështje tjetër nëse do të përmendnim terrorin e përjetuar nga punonjësit e këtij spitali prej Drejtoreshës Ogerta Manastirliu për një javë më radhe me argumentin se çdo gjë duhej të ishte gati dhe e kuruar deri në detaj në pritje të kësaj vizite.

Për vite me radhë është vërejtur një rivalitet përgjithësisht në heshtje por ndonjëherë edhe në publik mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit, të cilët mbajnë dy poste të rendësishme që rrjedhin prej pushtetit të Partisë Socialiste siç janë Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës.

Praktikisht, Tahiri është krahu i djathtë i Ramës megjithëse ky i fundit ka sponsorizuar Veliajn më shumë deri më tani.
Kujtojmë se Tahiri ka marrë pjesë edhe në protesta në mbështetje të banorëve të kombinatit, të cilët kundërshtuan mbifaturimet e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, që është nën administrimin e Veliajt. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori