KOMENT/ Pse ky nervozizëm i Ramës me ndërkombëtarët?
Koment nga Albeu.com
Dekriminalizimi është kryefjala e diskursit politike të këtij shtatori duke ngritur një serë debatesh mbi faktin se cili krah politik ka më shumë kriminelë në gjirin e tij si edhe me barrën që u ka renë kryetarëve të maxhorancës dhe opozitës të shpëtojnë shoqërinë nga përfaqësues me të shkuar problematike.

E ndërsa të gjithë janë shprehur pro dekriminalizimit në parim, kur vjen çështja tek konktretizimi gjërat fillojnë të ndryshojnë dhe diskutimet kthehen në pikën e fillimit duke krijuar madje edhe gricje me ambasadorë të rendësishëm në vend.

Dy ditë me radhë, në dy deklarata të ndryshme kryeministri Rama ka treguar se nuk i del e keqja me ndërkombëtarët, të cilët i barazojnë të gjithë politikanët sipas tij duke thënë se të këqij ka nga të dyja krahet. Gjatë ditës së djeshme, Rama iu përgjigj ambsadorit amerikan Lu se ka alergji nga përqasjet që venë një shenjë barazie mes klasës politike të vendit duke mos dalluar mirë të “mirin” nga i “keqi”.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, kur i gjithe opinioni publik ishte në pritje të dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi dhe atij të Krujës, Artur Bushi, ai u ka dalë në mbrojtje atyre me argumentin se janë të zgjedhur “nga shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët”. Kjo ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj akuzave të Partisë Demokratike por edhe një përgjigje me spond ndaj ambasadave më të rendësishme në vend që kanë kërkuar pastrimin e politikës nga elementët me të shkuar kriminale.
Në këtë mënyrë, Rama ka deklaruar se nuk do t’i lëshojë Roshin dhe Bushin pavarësisht nëse ka një pritshmëri nga ana e ambasadorëve për t’i menjanuar.

Në profilin e tij si politikan, ndryshe nga Berisha, Rama nuk ka qenë asnjëherë problematik në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Duket se kjo është e para herë që ai del publikisht dhe me ngulm kundër.

Procesi i dekriminalizimit të politikës ka filluar tashmë, mbeten ditët në vijim për të parë se sa i thellë do të jetë ky pastrim, por edhe qasja që do të kenë liderët përkatës për të lëshuar “ushtarë të bindur” në rrethe në shërbim të një kauze më të madhe se ajo e partisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2015, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori