Nazarko “s’ia përton” Fahri Balliut: Ke punuar 30 vjet me Enver Hoxhën, i di mirë praktikat enveriste

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta ka sjellë debate të forta në studion e “Log” në ABC.

Analistët Shpëtim Nazarko dhe Fahri Balliu u përplasën teksa komentuan këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga debati:

Shpëtim Nazarko: Ti ke punuar 30 vjet me Enverin.

Fahri Balliu: Ti mund të ngrihesh dhe të ikësh

Shpëtim Nazarko: Jo nuk iki unë, se ti ke qenë gazetar i Zërit të Popullit dhe i di mirë praktikat enveriste.

Fahri Balliu: Unë jam shkrimtar, kam qenë gazetar i kulturës

Shpëtim Nazarko: Mirë ke bërë po tani çdo me këtë punë.

Fahri Balliu: Ti tashi na sjell ca gjëra s’kanë asnjë vlerë

Shpëtim Nazarko: Po mos më thuaj mua je partiak.

Fahri Balliu: Ti bën sikur ke mizën në kësulë

Shpëtim Nazarko: Po një m** e kam unë mizën në kësulë.

Fahri Balliu: Ky ka qenë një mision i paguar nga qeveria./albeu.com/