Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, vdes i riu

Sot, në spitalin e Lezhës ka mbërritur me plagë të marra nga arma e zjarrit, një person. Mësohet se i plagosur rëndë është shtetasi Amaros Deda nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërsa dyshohet se është vetëplagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 15:32