KOMENT/ Mos e kërkoni terrorizmin në Islam
Nga Altin Tufa - Ngjarja që ndodhi në Francë është vazhdimësija e një rruge të gjatë e të njollosurit të fesë islame dhe të myslimanëve. Kjo ngjarje po lë pasoja të rënda në shoqëri, një çështje që po merr përsëmbrapshi me shumë njerëz dhe grupe individësh të shoqërive të ndyshme në Francë dhe jo vetëm. Ajo që ndodhi para pak ditësh në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris të Francës, më shumë se një ngjarje u kthye në një vorbull, që këtë herë mori një turbullim më të theksuar. Një makabër e frikshme dhe shokuese, e cila do të lë shumë gjurmë nëpër botë.
Kauza të tilla, po të të njëjtit ngjyrim kanë marrë shpeshherë konotacione negative, orientime jo të mirëmenduara dhe të nxituara kundrejt muslimanëve dhe islamit, duke i quajtur ato si “terroristë” dhe “grupe terroriste”.

Një anë e medaljes janë ata që nuk arrijnë të mendojnë më gjatë para se të shprehen ose janë të detyruar t’i shohin gjërat ashtu siç duan apo siç i detyrojnë ato që qëndrojnë pas skenës. Janë ata realizuan një lojë të bukur duke tërhequr të gjithë vëmendjen e njerëzimit në këtë ngjarje të përmasave të mëdha terroriste. Ata të cilët bënë shumë njerëz të shenjestrojnë menjëherë myslimanët si terroristë, thjeshtë nga një thërrije “Allahu Ekber” nga ekzekutuesi në momentin e të shtënave. Nuk është ky një fakt apo provë kaq e besueshme, për të shënjestuar muslimanët terroristë. Pikësëpari “Allahu Ekber” mund të thonë të gjithë, qëllimet janë nga më të ndryshmet. Ajo ç’ka nuk dimë ne këtu është pika më thelbësore e të gjithë ngjarjes: Përse është përdorur? Së dyti, edhe nëse e marrim si të besueshëm si fakt, që ishte mysliman, por kjo nuk na shtyn që t’u drejtohemi të gjithë myslimanëve “terroristë”.

Pas kësaj ngjarje njerëzit po shprehin mendimet e tyre si shenjë urrejtje dhe perbuzje ndaj Islamit duke kryer akte nga më të papranueshmet në këtë fe të pastër e paqësore, por dhe në shoqëri. Një rast shokues dhe rrënqethës ishte dhe nisma e një vajze të re franceze, e cila kishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale një video teksa luante me Kur’an-in, duke e grisur dhe e djegur më pas atë. Frytet për nxitje të urrejtjes ndaj islamit dhe muslimanët filluan në Francë, ku një grua shtatzënë myslimane rrihet nga huluganët duke humbur dhe foshnjen 4 muajshe. Një seri sulmesh u kryen nga ngrupe të ndryshme nëpër shumë xhami e dyqane myslimanësh në Francë.

Përgjegjsinë më të madhe mbi këto kërpudha, që po çelin pas atij shiu të rrebeshtë në Parsi kush e mban?! Natyrisht, që media ka luajtur një rol shumë dominues dhe orientues, por këtë herë për nxitje urrejtje dhe përçarje në shoqëri. Media sot është kthyer si zotruese e “pultit të komandimit të një bombe”, e cila mban nënpresion shoqëri të ndryshme duke i keqinformuar dhe duke manipuluar ato.

Të gjithë ne bashkë me median duhet të fillojmë të mendojmë pak më ndryshe. Duhet të mësojmë shumë nga kjo masakër, në nënyrë që të ndërbresim rrugëtimin në rrugën e përgjedhur gabimisht të përdorimit të termit “terrorizëm islamik”. Në media dhe nëpër rrjetet sociale filloi të përhapej furishëm shprehja “Je suis Charlie”, si shenjë mbështetje dhe mirënjohje të punës, që bënin gazetarët e revistës “Charlie Hebdo”. Individë të ndryshëm, që u bënë pjesë e nismës, nuk ja kishin idenë se çdo të thoshte diçka e tillë, thjeshtë kishin parë që po shpërndahej dhe kështu duke parë njeri-tjetrin, mbërriti dhe në Shqipëri. Deri diku të gjithë jemi dakort me nismën, por ta kuptojmë dhe ta ushtrojmë ashtu siç duhet. Të kthehemi të gjithë në një “Charlie” të vërtetë për t’i shkuar deri në zanafillë historikut të përkufizimit të termit “terrorizëm islamik”, ku të bëjmë një ndarje se të dyja nuk shkojnë bashkë. Të dyja përcjellin mesazhe krejt ndryshe me njëra-tjetrën. Terrorizmi nxit vetëm një veti, atë të urrejtjes. Ndërsa ismlami shpalos paqe, dashuri, urtësi dhe mirëkuptim.
Ky ishte një sulm terrorist kundër Islamit. Myslimanët e konsiderojnë atë një tradhëti ndaj besimit të tyre dhe mosmirënjohje nga grupe të ndryshme që ushqejnë përçarje. Një gjë duhet kuptuar, pasi shihet qartë, këta që ndërmorën këtë akt barbar ishin ekstremistë që nuk kanë lidhje me islamin. Myslimanët nuk janë të tillë si ata njerëz! Terroristët nuk kanë vend tek myslimanët. Kjo ngjarje, kjo histori e gjatë e vazhdueshme është e gjitha një politikë e fëlliqur dhe e përshtirë. Një turbullirë që duhet filtruar, të punohet fort dhe të hidhet dritë në tunelin e errët të paragjykimeve dhe shënjesrtimeve nga injorantë të shumtë interesaxhinj dhe politik. Përndryshe do të zhytemi dita-ditës në përbaltje në baltën e përgatitur nga ata që po dalin më të qeshuri. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori