KOMENT/ Kandidati republikan në Berat, marrëveshje apo diversion i Bashës ndaj Mediut?
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Kasem Mahmutajt për Bashkinë e Beratit gjatë ditës së sotme. Ky vendim vjen në një kohë kur demokratët i kishin ofruar Beratin Partisë Republikane me qëlllim që të hiqnin dorë nga kandidimi i Agron Dukës në Durrës.

Ajo që e kompromenton situatën ka të bëjë me faktin se Mahmutaj është kreu i Partisë Republikane për Beratin.

Në këtë mënyrë, nga shpallja e sotme del se ose Partia Demokratike dhe Partia Republikane kanë rënë dakord me njëra-tjetrën për ofërtën demokrate duke marrë Beratin për të lëshuar Durrësin ose Basha po i bën diversion Mediut duke kandiduar njerëzit e këtij të fundit nën siglën e PD-së.

Nëse është marrëveshje e të dyja partive për të kaluar republikanin Mahmutaj në Berat, atëherë mbetet për t’u parë nëse do të kemi një tërheqje të Dukës nga kandidimi i Durrësit. Në këtë rast, PR do të duhet të shpallë kandidatët e saj edhe në Librazhd, Tepelenë dhe Ersekë.

Nëse nuk kemi marrëveshje mes partive atëherë mund të thuhet se situata në të djathtë është tepër e rendë. Kandidimi i republikanit Mahmutaj pa miratimin e Mediut do të ishte një diversion i pastër ndaj PR-së dhe do të shkatërronte koalicionin e gjatë mes këtyre dy partive, ç’ka do të ndryshonte shumë gjëra në fushatën e demokratëve në zgjedhjet lokale.

Dalja e PR-së me kandidatët e saj në të gjithë Shqipërinë do të kompromentonte shumë kandidatët demokrat duke dhënë një kontribut të rendësishëm në humbjen e shumë zonave dhe rrezikimin e shumë bastioneve demokrate. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori