KOMENT/ Kanabisi dhe një përgjigje aspak diplomatike e Tahirit për Kokëdhimën
Nisma e deputetit sociakist Koço Kokëdhima për të legalizuar kanabisin në vend duket se ka nervozuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky i fundit duket i shqetësuar nga levizjet e Kokëdhimës në këtë drejtim sa zgjedhur të përdorë një gjuhë të drejtpërdrejtë kundër kësaj nisme.

“Ju mos u dekurajoni nga deklaratat për legalizimin e kanabisit. Ju nuk e keni mundësinë të dekurajoheni. Duhet të punoni me më shumë ndershmëri dhe shumë besim tek vetja dhe ligji se në këtë rrëmujë të madhe të stisur secili prej jush ka detyrën e vogël t’i mbetet besnik ligjit edhe kur duket shumë e vështirë dhe të keni shumicën kundër”, - tha Tahiri gjatë cerëmonisë së diplomimit të 500 studentëve të Akademisë së Policisë.

Muajt e fundit Kokëdhima ka nisur lobimin për lehtësimin e politikave shtetërore ndaj drogërave të lehta si kanabisi.

Madje, mediat raportuan pak ditë më parë se Kokëdhima ia kishte parashtruar këtë nismë edhe disa senatorëve amerikanë.
Kjo është përgjigja e parë institucionale që i jepet drejtpërdrejt Kokëdhimës në nismën e tij.

Jo rastësisht Tahiri ka zgjedhur t’a japë këtë mesazh kundërshtues publikisht por edhe përballë studentëve të Akademisë së Policisë.

Vendi dhe mënyra e dhënies së përgjigjes janë një sinjal i qartë për Kokëdhimën dhe nismën e tij se Ministria e Brendshme dhe qeveria nuk ndajnë të njëjtin mendim me të.

Vetëm dje, deputeti socialist shkoi me bashkëshortën e tij për vizitë tek një i ri nga zona e tij elektorale, i cili ishte dënuar për posedim kanabisi duke kërkuar publikisht edhe lirimin e tij. Mbetet për t’u parë se cili do të jenë hapat e mëtejshëm të deputetit socialist pas përgjigjes së prerë të Tahirit. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori