KOMENT/ Çfarë po ndodh tek çamët?
Shpëtim Idrizi nënshkroi një marrëveshje dje me Kryeministrin Rama, sipas të cilës PDIU-ja do të kalonte në kampin e majtë si gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershorit por edhe në rang qeverisjeje. Madje, në media u raportua se socialistët u kishin lenë çamëve edhe tre bashki të lira si Konispolin, Peqinin dhe Rrogozhinën. Kjo marrëveshje u shoqërua me përshtjellim në anën e çamëve, të cilët njihen kryesisht si votues të djathtë.

Por nuk kaloi as 24 orë nga dalja publike e dy liderëve Idrizi dhe Rama, dhe vjen një deklaratë e deputetit çam Tahir Muhedini, e cila duket se zeron firmën e hedhur nga shefi i tij i partisë.

Sikur të mos kishte pasur asnjë marrëveshje të nënshkruar me socialistët, Muhedini deklaroi se tashmë PDIU kishte negociuar me Partinë Socisliate por do të duhej të negocionte edhe me demokratët dhe më pas do të vendosej pozicionimi i saj!

Krahas Muhedinit, një tjetër deputet që duket se nuk i kishte pëlqyer veprimi i shefit të tij ishte edhe Dashamir Tahiri, i cili deklaroi dje për mediat se fillimisht duhej pyetur baza se në cilin krah duhej të rreshtoheshin në këto zgjedhje.

Nëse nuk ka një lojë të koordinuar mes çamëve për të negociuar me të dyja palët me qëllim marrjen e maksimumit nga secila, atëherë duket se kemi të bëjmë me një çarje të fortë mes iniciativës së kryetarit Idrizi dhe vendimit të deputetëve të tjerë. Kjo do të ishte një thyerje e dytë mes çamëve, pas daljes në skenë të Aleancës Popullore para zgjedhjeve elektorale. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori