KOMENT/ Agron Duka e ka vendosur për Durrësin
Agron Duka
Në gjithë këtë debat mes aleatësh të djathtë, një gjë është qartësuar mjaftueshëm tashmë: Agron Duka do të jetë kandidat për kryetar Bashkie të Durrësit pavarësisht se cili do të jetë përfundimi i negociatave në dukje të ngrira mes Partisë Demokratike dhe asaj republikane.

Është pikërisht një reagim në Facebook i Agron Dukës që tregon qartë qasjen e tij në raport me kandidimin në Durrës pavarësisht nëse do të jetë vetëm kandidaturë e Partisë Republikane apo e të gjithë koalicionit tëdjathtë.

“Unë në zgjedhjet e ardhshme vendore do të marr vendim dhe do të veproj në aleancë, interes dhe me vullnetin e qytetarëve të Durrësit. Historia ime politike ka dëshmuar se po të ishte për kryetarët e partive apo kryeministrat s'do isha kurrë në politikë. Kane qene qytetarët dhe vota e tyre të cilët me kanë futur në politikë dhe ata të vetmit të cilëve i kam shërbyer pa ngurrim. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen”.

Në këtë mënyrë, Duka e ka bërë fakt të kryer kandidimin e tij duke i vënë drejtuesit demokratë përballë zgjedhjes: Ose të mbështesin atë duke rritur mjaft shancet për fitore ose të rrezikojnë seriozisht humbjen humbjen e kësaj bashkie për të katërtën herë radhazi.

Duke parë edhe retorikën e palëve për këtë çështje Duka e ka tepër të vështirë të marrë mbështetjen e demokratëve. Basha dhe Mediu flasin për “kulisa” dhe “pazare” në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë e vendit duke shënjestruar indirekt njeri-tjetrin.

PR nga ana e saj ka mbledhur deri tani dy strukturat e saj drejtuese, njëherë në Tiranë dhe njëherë në Durrës duke i dhënë mesazhin PD-së që sido që të jetë, ata nuk heqin dorë nga kandidimi i Dukës për Durrësin. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori