Komandanti i Gardës ndryshon eskortën e Ina Ramës
Garda e Republikës ka ndryshuar eskortën e shoqërimit të prokurores së përgjithshme Ina Rama. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga burime të cilat thonë se sot në orët e mëngjesit, në momentin e paraqitjes në detyrë, asnjë nga gardistët që kanë shoqëruar kryeprokuroren Ina Rama deri më tani, nuk është paraqitur.

Sipas një akti formal njoftimi, ndryshimi i oficerëve që kanë shoqëruar deri tani prokuroren e Përgjithshme është bërë me urdhër të Komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Ky i fundit u ka caktuar katër oficerëve të tjerë detyrën e ruajtjes dhe shoqërimit të prokurores së Përgjithshme.

Kjo e fundit është akuzuar nga kryeministri Berisha se ka vënë në zbatim planin B, të pucit të shtetit duke nxjerrë gjashtë urdhra ndalimi për komandatët e Gardës, njëri prej të cilëve ka firmosur sot ndryshimin e eskortës së Ina Ramës.

Kjo e fundit është shoqëruar deri më sot në të gjitha lëvizjet e saj nga katër gardistë nga të cilët një oficere femër.
Shtuar më 31/01/2011, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori