Kolumbia dhe Belize njohin pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Kolumbia dhe shteti i Amerikës qendrore Belize kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pas njohjes nga këto dy vende, ka arritur në 45 numri i shteteve që kanë njohur zyrtarisht mëvetësinë e shtetit më të ri në botë. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Kolumbiane thuhet se Kolumbia njeh Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, me synimin që të vendos marrëdhënie diplomatike me të. Në deklaratë më tej theksohet se Kolumbia dëshiron të mbajë marrëdhënie tradicionale me Serbinë gjithashtu.
Ndërsa në letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belizesë thuhet se “ne e përkrahim përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar plotësisht me bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së mbikëqyrjes ndërkombëtare, për të cilën ajo është pajtuar dhe të sigurojë promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut duke përfshirë të drejtat themelore të të gjithë njerëzve përfshirë edhe grupeve minoritare”.
Shtuar më 07/08/2008, ora 21:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori