Koloneli kanadez jep detaje nga momenti i shpërthimit të minës
Ndërsa në Tiranë, flamuri kombëtar ngrihet në gjysmështizë për nder të efektives që humbi jetën, forcat e armatosura të Letonisë japin shpjegimet e tyre për ngjarjen e rëndë.

Komandanti Leonid Kalnins është shprehur se, ka nisur hetim intensiv për shpërthimin e ndodhur më 6 maj, në orën 09.30, në kampin Adazi, ngjarje që sipas tij ndodhin një në 10 milionë raste, ndërsa përjashtoi pistën e një sulmi me sfond ushtarak.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë të zonës për të parë nëse ka ende mina të pashpërthyera, e deri atëherë nuk do të ketë më stërvitje”, është shprehur komandati letonez.

I pyetur nëse familjet do të kompensoheshin financiarisht, Kalnins theksoi se shpërblimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por pala letoneze shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin e pajetë drejt Shqipërisë.

Ndërsa koloneli tjetër i bazës, kanadezi Josh Major, tha se në momentin kur ndodhi ngjarja, aty ndodhej një grup prej 15-16 ushtarësh, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e Hasanajt.
Shtuar më 06/05/2019, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori