Kolegji Zgjedhor rrezon kerkesen e kandidates per deputete te PS, Makbule Ceco
Albeu.com
Kolegji Zgjedhor prane Gjykates se Apelit ka rrezuar sot, kerkesen e bere nga kandidatja e zones nr.90 te Gjirokastres, Makbule Ceco.Kandidatja per deputete e Partise Socialiste, Ceco, kerkonte rrezimin e vendimit te marre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, per mosnumerimin e dy kutive te votimit, te shpallura te pavlefshme nga ky komision. Vendimi u dha nga nje kolegj gjykues i drejtuar nga Vangjel Kallco, i cili mori ne shqyrtim kerkesen e drejtuar nga ish kandidatja per deputete e Partise Socilaliste. Ne perfundim trupi gjykues vendosi te rrezoje kerkesen e paraqitur nga Ceco, si te pabazuar ne ligj, duke lene ne fuqi vendimin e KQZ-se. news 24
Shtuar më 16/07/2005, ora 22:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori