Kolegji Zgjedhor mbyll edhe Fierin
Albeu.com
Kolegji Zgjedhor la ne fuqi vendimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne lidhje me Durresin dhe Fierin. Fillimisht, duke hedhur poshte si te pabazuar ne ligj kerkesen e Partise Konservatore per rinumerimin dhe rivleresim te votave ne qarkun e Durresit, per te kaluar me pas ne ceshtjen e Fierit.
Partia Demokratike dhe Partia per Demokraci dhe Integrim qe mbron interesat e cameve, kishin kerkuar shfuqizimin e vendimit te KQZ-se per kutite e Fierit qe ishin numeruar ne KQZ.

Pervec kesaj, dy partite e djathta kerkonin shpalljen e pavlefshmerise ne tre qendrat e komunes se Portzes, ku me 28 qershor nuk ishin zhvilluar votimet.

Ne vigjilje, mediat kishin raportuar qellimin e banoreve per t'i bojkotuar zgjedhjet. Kjo ishte nje forme proteste per mosmbajtjen e premtimeve per ndertimin e nje rruge.

Por avokatet e Partise Demokratike argumentuan se pavaresisht kesaj, komisioneret kishin pasur detyrim ligjor te terhiqnin bazen materiale ne KZAZ, gje qe ata nuk e kishin bere.

Sipas tyre, votimi nuk kishte filluar jo sepse njerezit nuk ishin paraqitur, por sepse qendrat e votimit nuk ishin bere gati.

Ne rast se keto tre qendra shpalleshin te pavlefshme dhe Kolegji hidhte poshte vendimin e KQZ-se per rinumerimin e disa kutive te kontestuara, mes tyre edhe kutite e Libofshes, kjo mund te ndikonte ne shperndarjen e mandateve.

Per te shpallur vendimin, Kolegjit iu desh fare pak kohe. “Kolegji Zgjedhor vendosi rrezimin e kerkese-padise se pales paditese PD dhe PDI ndaj pales se paditur qe eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka deklaruar gjyqtarja e ceshtjes, Entela Prifti.

Pas kesaj ceshtjeje ankimore, qe ishte e dyta per Fierin, ky qark mbyllet perfudimisht, me 9 mandate per koalicionin e Partise Socialiste, 6 per koalicionin e Partise Demokratike dhe nje per koalicionin e Levizjes Socialiste per Integrim.

Kjo i hap rruge shperndarjes se mandateve mes forcave politike prej KQZ-se. Nje dite pas vendimit te formes se prere per Beratin, KQZ beri shperndarjen e mandateve per kete qark, 4 per socialistet, 3 per demokratet dhe nje per LSI-ne. (tch)
Shtuar më 24/07/2009, ora 02:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori