Kolegji rrëzon KQZ-në: Jo numërimit të votave në Dërmënas
Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për çështjen e VNV-së së Fierit për KZAZ 59. Trupa e Gjykatës së Kolegjit e kryesuar nga Petrit Çomo bëri të ditur rrëzimin e vendimin nr. 500 të KQZ-së që parashikonte ngritjen e VNV-së në një zonë jashtë qytetit, në Komunën Qendër të Fierit.

Sipas gazetës Shqip, Kolegji Zgjedhor rrëzoi pretendimin e KQZ-së, duke i kërkuar që VNV-ja e KZAZ-së nr.59 e Fierit të ngrihet në qytet dhe jo në Komunën Qendër të Fierit, në shkollën e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori