Qazim Laci bind ekipin francez, kontratë deri në vitin 2023

Qazim Laçi për një kohë të gjatë te Ajaccio në Francë. Klubi I Ligue 2 ka vendosur t’i zgjatë kontratën futbollistit shqiptar, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U-21, deri në vitin 2023. Laçi mori ftesë edhe nga Edy Reja për sfidat miqësore të muajit mars, të cilat nuk u zhvilluan për shkak të pandemisë COVID-19.

Në njoftimin e klubit francez shkruhet se “që kur mbërriti në vitin 2017 në qytetin perandorak, I palodhuri Laçi ka ditur të imponohet më forcë. Autori i 67 ndeshjeve në Ligue 2 me fanellën bardhekuqe, Qazim Laçi do të ketë ende mundësi të shprehet dhe të shpërthejë. FORZA LACI!”


Shtuar 6.06.2020 17:05