Kokëdhima për Veliajn: Shqiptarëve do u duket lule Rama e Berisha nëse ai bëhet kryeministër
Teksa ka qenë në emisionin “Zonë e lirë”, kryetari i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima që do kandidojë për bashkinë e Tiranës, ka folur mbi teorinë se Erion Veliaj mund të jetë pasardhës i Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.

Nëse kjo ndodh sipas Kokëdhimës, shqiptarëve do t’u duken lule Berisha dhe Edi Rama para qeverisjes së Veliajt.

“Jam shumë i vetëdijshëm për këtë çështje dhe siç e vlerësoj me realizëm se çfarë përfaqëson Veliaj dhe nëse Shqipëria pësoi një zhvillim të madh me Edi Ramën dhe nëse deri më sot, vendi ynë ka ardhur gjithmonë në një qeverisje më të keqe, do t’ju duket lule shqiptarëve Rama dhe Sali Berisha nëse do të kenë fatin e zi të kenë një qeverisje të Veliajt. Është një minus për Veliajn që ka një mandat sepse tregon me këtë mandat çfarë ai përfaqëson sepse propaganda nuk mund të mbulojë këtë njeri që përfaqëson veset më të këqija të gjithë tranzicionit”, tha Kokëdhima, ndërsa ka thënë se nuk është aleat me partitë opozitare, pra me LSI dhe PD.
Shtuar më 20/04/2019, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori