Kokëdhima nuk përmbahet ndaj Dules: Kokrra e vagabondit
Pëlqej
Debati në emisionin “Të Paekspozuarit” kaloi në përplasje të fortë mes kryetari të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Ky i fundit në një lidhje telefonike e etiketoi Dulen si vagabond që nuk përfaqëson minoritetin grek në Himarë.

Kokëdhima: Dule është deputet me vota të vjedhura. I them Dules mos i zërë me gojë kompanitë e mia, ato janë biznese private dhe s’janë qeveri.

Dule është deputet me vota të vjedhura.

Është politikan i diskretituar, as fshati i tij nuk e voton më Dulen, e jo më populli i Himarës. Ndërtimi i pallateve 9 katëshe në Himarë janë bërë nga pronari i truallit Piro Bollano, bashkë me bashkinë Himarë, dhe janë bërë në kohën e Sali Berishës, konform ligjeve.

Ato dy ndërtesa i kanë bërë kompanitë e mia private, por në atë kohë ato kompani nuk i kam ndërtuar unë në atë periudhë.

Dule: Unë nuk replikoj me kryekeqbërsin e jugut…

Kokëdhima: Ti je kokërr e vagabondit, je hajdut votash. Ke mbushur kutitë e votimit në Finiq në 2013, e ndihmoi Rama për tu bërë deputet në Vlorë.
Shtuar më 13/10/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori