Kokëdhima i zbraz të gjitha: Këta dy persona më larguan nga PS
Koço Kokëdhima ka qenë një personazh i fortë i socialistëve në jug të vendit pas zgjedhjeve të vitit 2013 deri në momentin që u përplas fillimisht me Gramoz Ruçin dhe më pas me Edi Ramën, të cilët tani i akuzon se ishin personat që e përzunë nga PS.

"Ne i kërkuam kompromis ku të bëhesh një asamble pune dhe të pranohesh “Zgjidhja” dhe programi i saj. Ne i ftuam të krijonin hapësirë debati dhe jo kongres për paradën e sukseseve të qeverisjes Rama. Një lëvizje që u krijua nga mijëra njerëz, si do shpreheshin ata njerëz? Do iknin në shtëpi sepse i dëboi Rama dhe Ruçi, të iknin nga Partia Socialiste"., tha ai në emisionin Studio e Hapur. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2017, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori