Koka e grupit të kokainës, arrestohet i dashuri i Trejsi Sejdinit? (FOTO LAJM)

Katër ditë më parë, pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT), policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët special gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin anti-drogë, me arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.

Policia bën me dije se kreu i këtij grupi ishte pikërisht 33 vjeçari Leonard Duka, ndërkohë që të arrestuar të tjerë ishin Elvis Gaçaj, 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj, 38 vjeç.

Ndërkohë, Pamfleti.com raporton duke iu referuar një fotoje të postuar disa kohë më parë në Instagram se Leonard Duka është i dashuri i bukuroshes nga Elbasani, Trejsi Sejdini, e cila është bërë e njohur në publik për sherret e saj të publikuara në rrjetet sociale.

Portali shkruan:
Në dosjen e ardhur nga Gjermania, me kod “ZF/13-442 AL” dhe në 7 raportet e SHISH për vitin 2018, në skedën ”Leonard Duka dhe Grupi”, është bashkëngjitur edhe emri “Trejsi Sejdini”, si e dashura e tij, pjesë përfituese e trafikut të drogës, faktuar kjo lidhje e të dyve, edhe me një foto, të publikuar në “Instagram” nga vetë “gangesterja e Elbasanit”, ditën e San Valenetin më 14 shkurt 2019.

Trejsi Sejdini u bë e famshme pas një rrahjeje publike që i bënë një shokut të tyre të gjimnazit në Elbasan, ndërkohë që sëfundmi është shpallur edhe Miss Universe Albania.
Shtuar më 13/04/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori