Kokat e kokainës në Britani, grupi shqiptar që jeton në luks e i mban lidhur "besa"

Shqiptarët tashmë fatkeqsisht kudo në botë kanë marrë damkën e zezë të të qënurit trafikant, hajdut apo gangster.

Edhe në fakt nuk duket shumë e pamundur, kur sheh grupet e të rinjve që krijohen nëpër botë dhe që jetojnë të zhytyr në luks dhe që e kanë për krenari të ekspozojnë makinat e shtrenjta dhe malet me para.

Ka qenë pikërisht Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe që ka publikuar raportin për bandat kriminale me rrezikshmëri të lartë që veprojnë në këtë shtet.

Nga 4600 grupe që janë identifikuar në raport, shqiptarët renditen të tretët, pas britanikëve dhe rumunëve.

"Hellbanianz" është një prej grupeve shqiptare që veprojnë në lindje të Londrës, raporton The Times.

Ata kontrollojnë pjesën më të madhe të trafikut të kokainës dhe drogën e fortë e përdorin më pas për të prodhuar "crack".

“Ata jetojnë me një kod nderi të quajtur “besa”, një betim për të mbrojtur njëri-tjetrin me jetë”, thuhet në artikullin e medias britanike.

Sigurisht që ata si gjtihë grupet e tjera, nuk ja kanë kursyer vetes edhe disa videoklipe duke rrepuar. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2018, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori