DINAMIKA/ Agjenti i Policisë shoqëroi Martinajn dhe një vajzë në një hotel në Durrës më 7 gusht, më 8 gusht i shumëkërkuari u zhduk

Të tjera detaje kanë dalë nga ndihma që oficeri i policisë i arrestuar ditën e sotme i ka dhënë Ervis Martinajt.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Jeton Lami eshte zbuluar nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një hoteli ne Durres, ku ka qenë në shoqërinë e Ervis Martinaj.

Lami është filmuar nga kamerat, dhe sipas burimeve, ka dalë gjatë verifikimeve që po kryen policia e Lezhës dhe Laçit për zhdukjen e biznesmenit.

Gjithashtu bëhet me dije se në pamjet e kamerave që disponon policia, Lami dallohet qartë që e ka shoqëruar me makinë më datën 7 gusht 2022.

Martinaj është larguar nga hoteli duke lënë të vetem ndihmes/specialistin e operacionales Jeton Lami.

Këtë lajm e konfirmoi edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila shton se bashkë me Martinajn dhe oficerin e policisë, ka qenë edhe një vajzë.

Pas kesaj dite, më 8 gusht 2022, ai ka humbur kontaktet dhe nuk dihet se ku ndodhet./albeu.com/