Kokainë, mijëra paund dhe thikë: Kapet i "forti" i Beratit
Policia e Bberatit ka arrestuar një 58 vjeçar pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shtetasi me iniciale A. Z., 58 vjeç, banues në Berat, u arrestua në vendin e quajtur “Çiflik” pas një kontrolli të makinës.

Ndërkohë, një sasi prej 8000 paund dhe një automjet janë sekuestruar nga policia, ndërsa është proceduar penalisht pronari.

Policia gjithashtu ka sekuestruar një thikë dhe lëndë narkotike.

Njoftimi:

Vijon puna për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi lekësh të dyshuara të falsifikuara dhe një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët për Hetimin e narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 58 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Çiflik”, gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin A. Z, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe një armë të ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën dhe në magazinën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan 11.25 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 73.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe sasi monetare në paund dhe euro, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikim i monedhave”, “Mbajtja e armëve të ftohta”.

—–

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik godet një rast të pastrimit të produktit të veprës penale.

Sekuestrohen 8000 paund dhe një automjet.

Procedohet penalisht 35-vjeçari, poseduesi i shumës monetare.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin F. D., gjetën 8000 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, u procedua penalisht shtetasi F. D., për veprën penale
Shtuar më 05/10/2020, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori