Kokainë e heroinë, dy shqiptarët përfundojnë në pranga
Pëlqej
Rreth 4 kg kokainë kanë vënë në pranga dy shqiptarë në Padova, Itali.

Të arrestuarit janë Ismet Bure 36 vjeç dhe Selion Kepi 28 vjeç, me preçedentë të meprshëm për drogë dhe krime kundër pronës.

Të dy raportohet se jetonin në komunën Mira, në Venecia, ndërsa në Itali qëndronin në mënyrë klandestine.

Gjatë ndalimit, raportohet atyre iu gjetën me vete 1.7 kg kokainë e cilësisë së lartë, të ndarapaketime prej 500 dhe 100 gram.

Në një zonë pyjore, agjentët zbuluan edhe 2 kg heroinë të tjera, të ndara në dy paketime, pjesërisht të varrosura, që dyshohet se u përkisnin dy shqiptarëve. Zbulimi i heroinës u bë me ndihmës e qeneve anti-drogë.
Shtuar më 16/11/2018, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori