Kokainë brenda tullumbaceve, takimet e shpeshta "marrin në qafë" shqiptarin në Itali
Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij i janë gjetur lëndë të forta narkotike.

Shqiptari kishte fshehur brenda një tullumbazi rreth 1 kilogram kokainë të pastër.

Dyshimet për shqiptarin, me iniciale M.S. nisën pasi ai shihej brenda makinave të ndryshme ku edhe takonte njerëz të ndryshëm.

Përveç drogës shqiptarit iu gjetën edhe 4750 euro para të thata, të cilat dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2018, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori