Kokaina në Durrës, në kërkim djali i avokatit Ilir Malindi
Gentian Malindi (në foto) është i shpallur në kërkim për 137 kg kokainë të kapur në dy kontenierë në Durrës.

Malindi është një person i njohur nga autoritetet shqiptare, pasi ai është arrestuar në vitin 2013 në lidhje me kapjen e një sasie prej 500 kg kanabis sativa.

Në atë kohë gjykata e la të lirë, pasi një person tjetër mori përgjegjësinë për këtë sasi droge.

Avokati Ilir Malindi, i cili është edhe babai i Gentian Malindit tha për Ora News se ai nuk ka lidhje me kokainën e kapur në Durrës.

"Djali im nuk ka lidhje me lëndën narkotike të sekuestruar. Ai është shpallur në kërkim pasi një prej të arrestuarve ka përmendur emrin e tij si porositës. Gentian Malidni nuk do të dorëzohet derisa çështja të marrë zgjidhje ligjore", tha Malindi.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy persona, Altin Myslihaka 35 vjeç dhe Ardian Bega 53 vjeç si të dyshuar në lidhje me kokainën në Durrës.

Dy të arrestuarit së bashku me Gentian Malindin ishin pritësit e sasisë prej 137 kg kokainë, e cila vinte nga Ekuadori dhe nëpërmjet Greqisë kishte mbërritur në Shqipëri.
Shtuar më 27/09/2019, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori