Kojdheli: Akuzat e PD-së për zyrat e punës, qesharake
Pëlqej
Shërbimi Kombëtar i Punësimit reagoi sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me efikasitetin e zyrave të punës. Në një deklaratë për shtypin, drejtori i përgjithshëm i SHKP-së, Genci Kojdheli, i kujtoi opozitës se dikasteri që ai drejton nuk ka kompetencë punësimin e individëve në administratën shtetërore.

Kojdheli e quajti qesharake akuzën e Partisë Demokratike, dhe i kujtoi asaj se zyrat e punësimit janë hapur falë donacioneve të biznesit privat dhe jo atyre shtetërore.

“Shërbimi Kombëtar i Punësimit nuk ka kompetencë punësimin e individëve në administratën shtetërore, është një kompetencë që i takon departamentit të administratës publike. Së dyti SHKP është vetëm njëri prej disa dhjetëra aktorëve që operojnë në tregun e punës. Koha kur gjithë shqiptarët punësoheshin me detyrim-përcaktim ka kohë që ka marrë fund. Së treti PD-ja akuzon në mënyrë qesharake ngritjen e zyrave të reja, a thua se shërbimi plot dinjitet dhe kulturë për qytetarët është një gjë që shqiptarëve nuk u takon. Doja t'i kujtoja opozitës që asnjë prej 8 zyrave të hapura të punësimit nuk është bërë me fondet e shtetit, është bërë me donacione bujare të biznesit privat, i cili gjen tek SHKP-ja një partner dinjitoz dhe serioz në punën e tij të përditshme”, tha ai.


Shtuar më 13/08/2014, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori