Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Kohët e fundit shihej në zonën e Freskut, detaje për grabitësin e vrarë
Mbetet ende mister identiteti i grabitësit që mbeti i vrarë pas vjedhjes me armë zjarri në Rinas.

Edhe viktima kishte vendosur maskë në kokë që dukej si tullac dhe në moshë të madhe, por paraprakisht thuhet se ai është rreth 30 vjeç dhe me flokë të zinj.

Viktima dyshohet se është parë shpesh kohët e fundit në zonën e Freskut në Tiranë.

Ai mbeti i vrarë me një plumb në kokë, çka i ka dëmtuar pjesën e fytyrës së tij.

Policia do të kërkojë ndihmën e kompanisë ALEAT për të mundësuar identifikimin nëpërmjet gjurmës së gishtërinjve.

Grabitësi mbeti i vrarë jo shumë larg aeroportit, në përpjekje për t’u arratisur bashkë me thasët me para.
Shtuar më 09/04/2019, ora 21:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori