"Koha të kthejmë borxhin", Meta ragon pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Turqinë dhe Greqinë
Presidenti Ilir Meta ka shprehur solidaritet për popullin turk dhe grek pasi u goditën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter duke shkaktuar dëme të mëdha. Ende nuk është raportuar për të plagosur apo viktima, por Meta shprehet se Shqipëria do tu gjendet pranë me të gjitha kapacietetet ndërsa i uron dhimbje të lehtë të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit.

Shkrimi i Metës: Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj.
Shtuar më 30/10/2020, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori