"Koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë!", Meta mesazh për zgjidhjen e krizës
Presidenti Ilir Meta i qëndron asaj që ka thënë më parë, lidhur me zgjedhjet. Teksa e konsideron 30 qershorin, thjesht si një datë në calendar, Meta kërkon që koha të mos na ndëshkojë edhe në vjeshtë, duke nënkuptuar me këtë moshapjen e negociatave.

Përmes një statusi në facebook, të tretin për ditën e sotme, Meta shkruan se data të rëndësishme përveç 13 tetorit janë edhe 17 dhe 18 tetorit, atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin për çeljen apo jo të negociatave me Shqipërinë.

Ja statusi i plotë i Metës:

Koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë!

Të dashur qytetarë,

30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

Koha është tani!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!
Shtuar më 17/07/2019, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori