Koha kur Rama mbronte me "mish e shpirt" Kajmakun (VIDEO)
KQZ vendosi sot ti heqë mandatin Kajmakut, ndërsa në mënyrë formale mbetet shkarkimi i tij nga Kryeministri Rama që e kandidoi në votimet e 30 qershorit 2019.

Kjo është fitorja e dytë e opozitës, e cila pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës, i rrëzoi Ramës edhe kryetarin e bashkisë së Vorës, të cilin e kishte mbrojtur me pathos deri në fillim të muajit tetor.

Por pasi erdhi përgjigja nga autoritetet greke të cilat konfirmuan se ai ka qenë person i akuzuar në Greqi për përdorimin e parave false, qendrimi i kryeministrit ndryshoi.


Pas vendimit të KQZ, Rama reagoi sot në twitter duke thënë se partia e tij nuk është streha e atyre që shkelin ligjin dhe besimin.


“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tone”, shskruan ai.


Para një muaji Rama ishte shprehur në studion e “Real Story” të Sokol Ballës, se njerëzit e tij po përgojohen padrejtësisht nga opozita dhe media. I pyetur për Mark Babanin që është kryebashkiaku i tretë që akuzohet për të shkuarën kriminale, Rama shprehej:

“Një burrë që nuk ka paguar një gjobë në jetën e vet, ju e fusni e bëni tre… Krimi, droga, krimi, Kajmaku, kosi, gjiza gjalpi, kujt i ndodh kjo, unë s’kam pare për vete…”.
Shtuar më 01/11/2019, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori