“Ditëlindja e PD, thyhet akulli politik,
Berisha shtrohet në bisedë me të PS”, ky artikull nga GSH është rikthyer sërish në vëmëndjen e lexuesve.
Ditëlindja e PD thyhen akullin politik
Pavarësisht inateve politike, kundërshtive dhe replikave të njëpasnjëshme në kuvend, në media e forume, duket se një ditëlindje nuk përbën aspak rrezik për t’u konsideruar si një zonë e nxehtë debatesh, qëndrimesh tejet të kundërta.
Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike Sali
Berisha është i pari, që si i zoti i shtëpisë ka respektuar çdo të ftuar duke iu
afruar, pse jo për të biseduar paksa larg poltronave politike e mediatike që ‘fryjnë’ hendekun e komunikimit demokratik mes politikanëve.
Kryeministri i është
afruar dy zonjave socialiste Arta Dade dhe Valentina Leskaj me të cilat ka shkymber një ‘Gëzuar’, por me shikimin paksa të shpërqëndruar diku më larg. Ka qenë kjo forma e komunikit që ai ka përdorur edhe pse për hir të së vërtetës dukej në formë dashamirëse.
Familja Hajdari shpirtërisht e lidhur me PD
Nuk kanë munguar në festën e Partisë Demokratike as gruaja e ish-deputetit Azem
Hajdari e shoqëruar nga i biri, Kiri. Mjaft të afërt me familjen kryeministrore ata kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre.
Gjatë gjithë ceremonisë u vu re një vëmendje dhe përkushtim i zonjës
Hajdari ndaj të birit, pse jo duke e konsideruar atë gjithmonë të vogël.
Kiri udhëton herë pas here në Francë ku kryen atje edhe shkollimin. Një gotë verë ka mjaftuar që familja
Hajdari të gëzojë bashkë me kampin blu, ditëlindjen e partisë më të madhe në pushtet./albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017,
ora 13:34