Detaje tronditëse nga krimi në Shkodër, vëllai mbante motrën e vdekur prej 3 ditësh në shtëpi

Detaje tronditëse bëhen me dije nga krimi në familjen Vuka në Shkodë.

Vëllai ka vrarë motrën e tij, Diana Vuka, rreth të 50-ave në lagjen “3 heronjtë”, pranë shkollës “Ndoc Mazi”, ndërsa nuk dihen ende detaje mbi shkaqet e ngjarjes. Mësohet se viktima ka qenë për pushime në Shqipëri, pasi jetonte në Gjermani.

Nga informacionet e para dyshohet se vrasja ka ndodhur tre ditë më parë, por është zbuluar vetëm mbrëmjen e së dielës.

Policia ka arrestuar autorin, Fabian Vuka teksa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.