Kofi Annan emëroi ish - gjeneralin amerikan Steven Schook për zv. kryeadministrator në Kosovë
Albeu.com
Zëvendëskryeadministratori i ri, ish gjenerali amerikan Steven Schook, ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si shef i stafit në Komandën e përgjithshme të KFOR-it.‘Statusi i Kosovës s’mund të jetë as kthim në gjendjen e para vitit 1999, por as edhe një shtet njëetnik”, tha një zyrtar i Departmentit të Shtetit. Gazeta Financial Times duke u thirrë në burime diplomatike thekson se “pavarësia edhe formale e Kosovës është e pashmangshme deri në fund të këtij viti”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, njoftoi dje se ka emëruar ish ushtarakun amerikan, Steven Schook zëvendëskryeadministrator të ri të Kosovës.
Ish -gjenerali Schook vjen në vend të ish paraardhësit të tij diplomatit Larry Rosin, i cili u largua nga Kosova në shkurt. Ky post i dytë për nga niveli në administratën nërkombëtare në Kosovë gjithnjë është i rezervuar për një përfaqësues amerikan. Ish gjenerali Schook ka shërbyer edhe më parë në Kosovë, ku në kuadër të Komandës së Përgjithshme të KFOR-it ishte shef i stafit gjatë vitit 2003. Ai kohëve të fundit ishte zëvendëspresident i një organizate të menaxhimit teknologjik në shtetin Virxhinia në Amerikë, ndërkaq më parë, në jetën aktive ushtarake ka shërbyer edhe si përfaqësues i lartë i NATO-së në Sarajevë. Gjenerali Schook nga radhët e ushtrisë amerikane u pensionua me gradën e gjeneralit brigadier, ndërkaq eskpertiza e tij është në Sigurinë Kombëtare dhe studimet strategjike.
“Amerika do të vazhdojë të jetë e angazhuar në Ballkan, ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht”, tha dje Ambasadori Daniel Fried, ndihmësekretar i Shtetit për Cështje të Evropës dhe Euroazisë. Si shembull të këtij angazhimi, Freid përmendi mbështetjen e negociatave për statusin final të Kosovës. Lidhur me të ardhmen e statusit, Fried tha se ‘ai s’mund të jetë as kthim në gjendjen e para vitit 1999, por as edhe një shtet njëetnik, në të cilin pakica serbe nuk do të gëzonte të drejta. Gazeta Financial Times ndërkaq, në një shkrim të sotëm në botimin në New York thekson se ‘administratorët e Kombeve të Bashkuara dhe diplomatët perëndimorë thonë se pavarësia edhe formale e Kosovës është e pashmangshme deri në fund të këtij viti. rtk
Shtuar më 19/04/2006, ora 15:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori