Pėrfaqėsuesit e partivė tė vogla kanė kundėrshtuar
kodin e ri
Zgjedhor i cili pritet tė miratohet nė Kuvend. Sipas tyre reforma ishte njė marrėveshje PD-PS pėr tė krijuar monopol nė
zgjedhje.
Kreu i PR-sė, Fatmir Mediu deklaroi se Reforma Zgjedhore e sjellė pėr votim nė Kuvend ėshtė njė marrėveshje mes dy forcave kryesore politike dhe jo njė reformė qė garanton barazinė e votės.
Kjo ėshtė e 16-ta reformė zgjedhore nė Shqipėri, e 16 marrėveshje PD-PS pėr tė krijuar monopol nė
zgjedhje. Ajo duhet tė garantojė pjesėmarrjen e qytetarėve nė
zgjedhje, por nuk e bėn, prandaj unė deklaroj votėn time kundėr, tha Mediu. Sipas tij kjo
marreveshje nuk i jep tė drejtė qytetarėve tė vendosin pėr tė ardhmen pasi nuk ka barazi nė votė.
Ndėrsa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule duke deklaruar nga foltorja e Kuvendit votėn pro ndryshimeve nė
kodin zgjedhor, vuri nė dukje se ndryshimet nuk garantojnė barazinė e votės dhe pėrsėritin historinė e vjedhjes. Dule bėri thirrje pėr hartimin dhe rishikimit nė tė ardhmen tė tė gjtihė kodit.
E shikoj qė skenari ėshtė planifikuar festiv. Pėr tė mos qėnė dhe unė mes atyre do them se do votoj pro ndryshimeve nė
kodin zgjedhor , do pėrshėndes koelgėt e mij nė komisionin e reformės tė cilėt nė njė klimė kontraditore dhe konfliktuale arritėn konsensus. DASH thotė se nuk ka shresa qė qeveria mund tė ndėrrohet me votė. A ka dikė qė mund tė na japė garanci qė nė Shqipėri qytetari me votėn e tij mund tė ndryshojė qeverinė. Kam njė pyetje, skenarin festiv kush do e organizojė pas zgjedhjeve. Zgjedhjet mund tė jenė nė tė gjitha aspektet tė drejta tė barabarta, por nga produkti i tyre prodhojnė pabarazi. Marrėveshja e arritur ėshtė kompromis por larg stadarteve tė zgjedhjeve tė lira dhe tė barabarat. Mė thoni a nuk e zgjodhėm Ristanin me konsensus, a nuk votuam me konsesnsu ndryshimet e 2009, por pėrjetuam tė njėjtėn atmosferė. Nuk ka garanci qė zgjedhjet e ardhshme do tė jenė tė njėjta. Kreu i PS i priste nga kryeministri, nadaj ėshtė momenti ta mbyllm me propozimet qė na sjell komisioni, por nuk do kemi bėrė asgjė nėse me sinqeritein mė tė madh nuk i hymė njė reforme zgjedhore tė mirėfilltė qė garanton votėn, u shpreh Dule. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2012,
ora 10:20