Flet i shëruari nga Covid-19: Mendoja se ishte thjesht grip, ja simptomat që pata (VIDEO)

Një nga 17 pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, Erind Cara, tregoi ekskluzivisht për emisionin “Vizioni i Pasdites”, luftën më virusin që nga simptomat e para, shtrimin në spitalin e infektivit e deri në shërimin e tij.

Ai shprehu se nuk e priste të rezultonte pozitiv me koronavirus dhe simptomat i konsideronte si thjesht të një ftohjeje apo një gripi.

“Ishte një diçka që se mendoja kurrë, pavarësisht se kalova një moment ftohjeje. Një javë më parë se të rezultoja i infektuar kisha temperaturë.

Fazën e keqe e kalova në shtëpi, me temperaturë e djersë… për tu kontrolluar, sepse ndjeva vështirësi në frymëmarrje, shkova në Sanatorium, bëra një skaner. Pastaj u shoqërova në infektiv sepse ata dyshuan që ishin simptomat e koronavirus,”-shprehet ai.


Shtuar 25.03.2020 19:56