Momenti i sikletshëm, kryetarja e KLGj-së nuk gjen dot deputetin që i bëri pyetjen (VIDEO)

Një moment i sikletshëm ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend.

Kryetares së KLGJ, Naureda Llagami i është bërë një pyetje nga një deputet por ajo nuk ka mundur dot ta kuptojë në shkrim emrin e tij.

Kur Ruçi i kërkon të thotë emrin e atij që i ka drejtuar pyetjen, Kryetarja ngec për një çast dhe pranon që se lexon dot.

Më pas, momenti është kaluar nga Ruçi që ka pyetur deputetët se cili e ka bërë dhe ai ka qenë Zef Shtjefni. /albeu.com/


Shtuar 25.06.2020 12:23