Kodheli takon pilotët që u sulmuan në Dukagjin
Pëlqej
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ka pritur paraditen e sotme në një takim pilotët e Forcave Ajrore, të cilët u sulmuan në aksionin antikanabis në veri të vendit.
Ministrja Kodheli i ka falenderuar ata për punën e jashtëzakonshme që ata kanë bërë në këtë aksion shumë të rëndësishëm për sigurinë e vendit.


“Me bindje të plotë e them se jo vetëm FA, por gjithë shqiptarët janë krenarë për ju. Ju jeni shembulli më i mirë për shoqërinë shqiptare. E mira dhe e keqja kanë shekuj që përplasen, por ne do vazhdojmë të jemi në anën e të drejtës dhe të mirës”, - ka theksuar ministrja Kodheli.

Të pranishëm në takim ishin edhe shefi i shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja si dhë përfaqësues të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Në fjalën e tij komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral brigade Frederik Beltoja në emër të pilotëve që morën pjesë në operacion dhe Komandës së Forcave Ajrore u shpreh se ata plumba prekën metalin, por jo guximin dhe dëshirën e tyre për të vazhduar luftën për vendosjen e rregullit dhe shtetit ligjor. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori